Klubi anglez pas yllit të Atleticos
BKT
Sport

Klubi anglez pas yllit të Atleticos

Everton është i interesuar për mbrojtësin e Atletico Madrid, Santiago Arias.

Sipas mediave britanike, trajneri i Everton, Carlo Ancelotti e do 28-vjeçarin në verë.

Arias ka kontratë me “Losrijoblancos” deri në vitin 2023, por e njeh drejtorin sportiv të Evertonit, Marcel Brands.

Kolumbiani këtë sezon ka bërë vetëm 11 paraqitje, ngase është mbrapa Kieran Trippier dhe Sime Vrsaljko.

Nëse paguhet kartoni i tij, atëherë Atletico do e lejoj të largohet.