Khani mendon për pensionim, shkak koronavirusi
BKT
Sport

Khani mendon për pensionim, shkak koronavirusi

Amir Khan ka pranuar se po mendon seriozisht të tërhiqet nga boksi pasi ka filluar të përshtatet jetës së qëndruar i mbyllur shkaku i pandemisë.

Ish-kampioni i botës ka këmbëngulur gjithmonë se duhet të vazhdojë karrierën në boks, por tani është ndalur duke e pyetur veten nëse duhet t’i varë dorezat. 33-vjeçari nuk ka hipur në ring që nga korriku i vitit të kaluar.

“A do të ndeshem përsëri? Unë nuk e di, jam me dy mendje. A duhet të ndeshem”, ka thënë Khan.

“Financiarisht, kam bërë mirë për veten time. A duhet të bëjë një luftë më shumë që të mund të shkatërrojë tërë trashëgiminë time? Nuk e di përgjigjen”.

“Unë jam kundër vetes sime. Po debatoj me veten time a duhet të vazhdojë apo të ndalem një ditë”.