Coutinho në Premier League, ky është çmimi që kërkon Barcelona
BKT
Sport

Coutinho në Premier League, ky është çmimi që kërkon Barcelona

Sipas të gjitha gjasave, futbollisti i Barcelonës, Philipe Coutinho, i cili është huazuar këtë sezon te Bayern Mynihu nuk do të luajë sezonin e ardhshëm për asnjërin prej skuadrave.

Braziliani nuk ka thuajsë asnjë hapësirë në formacionin titullar të katalanasve, ndërsa për bavarezët çmimi i tij është tepër i lartë.

Sipas mediave britanike, drejtuesit e Barcelonës pranojnë ta shesin lojtarin për jo më pak se 80 milionë euro. Chelsea dhe Liverpoll janë dy klubet e interesuara deri tani për Coutinho.