10:24 / 04.04.2020
“Manchester United s’ka shans për ta blerë Kane”
Manchester United nuk ka “asnjë shans” për të blerë yllin e Tottenhamit, Harry Kane, raporton “Manchester Evening News”.
26-vjeçari duket së në fund të këtij sezoni, do të largohet nga “Spurs” për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.
Kane kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Real Madridin dhe Manchester Unitedin, por siç raportohet, ‘Djajtë e Kuq’ nuk do të mund ta blejnë sulmuesin anglez pasi që lojtari me Tottenhamin ka kontratë deri në vitin 2024, dhe kjo kontratë thuhet se pamundëson blerjen e yllit të skuadrës së Jose Mournnhos.
Ndryshe, ditë më parë Kane deklaroi se “mund të largohet nga Tottenhami nëse kjo skuadër nuk do të jetë konkurrente për të fituar trofe të rëndësishëm”.























