Juve insiston për Icardin
BKT
Sport

Juve insiston për Icardin

Sipas Calciomercato, Juventusi po shikon që të kompletojë transferimin e Mauro Icardi në Torino.

Sulmuesi aktualisht është në formë huazimi te PSG në Ligue 1 dhe mund të mos shfrytëzojë opsionin e blerjes, çka do të thotë se argjentinasi mund të rikthehet te Interi.

Juve e ka në listë që një kohë dhe do të tentojë edhe këtë verë, qoftë edhe në formë huazimi.