12:05 / 04.04.2020
Milani e do yllin e Celtic-ut
AC Milan synon ta blejë gjatë kësaj verë, yllin e Celtic, Kristoffer Ajer.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi i Celtic është objektiv kryesor i “Rossonerëve” gjatë tregut të kësaj verë.
21-vjeçari ka treguar formë të lartë këtë sezon të garave, duke ndezur interesimin e disa klubeve evropiane, por raportohet se milanistët janë favorit për të transferuar Ajer.
Megjithatë, Milani nuk do ta ketë lehtë ta transferoj lojtarin në “San Siro”, sepse thuhet se Celtic do të kërkojë para të shumta për yllin e tyre.























