Milani në sulm për yllin e Benficas
BKT
Sport

Milani në sulm për yllin e Benficas

Klubi i famshëm italian, AC Milan është i interesuar për yllin e Benficas, Florentino.

Sipas mediave italian, “Rossonerët” synojnë që gjatë kësaj verë, ta sjellin në “San Siro” talentin portugez.

20-vjeçari thuhet se është një nga objektivat kryesor te milanistëve, të cilët tashmë janë hedhur në sulm për të ndërtuar një skuadër të fuqishme për sezonin e ardhshëm, transmeton Scanner.

Krerët e Milanit tashmë janë duke përgatitur ofertën e tyre për portugezin, ofertë në të cilën mund të përfshihet Lucas Paqueta.