Menaxheri i Thiago Silvas gëzon tifozët e Milanit
Mbrojtësit brazialian Thiago Silva po i përfundon kontrata me PSG-në e duke parë se nuk ka shenja se mund ta rinovojë, po vlerëson mundësinë e kthimit te Milani.
E menaxheri i tij Paolo Tonietto ka ekzaltuar tifozët e Milanit me deklaratën e tij. "Në futboll gjithçka është e mundur, por duhet të presim se çfarë do të ndodhë për shkak të pandemisë. Ai ka një admirim të madh për Milanin, ka kaluar në këtë skuadër vitet që kanë lënë shenjë në karrierën e tij. E di se sa e duan tifozët. Disa dashuri bëjnë rrugë të gjata por sërish kthehen", ka theksuar menaxheri.
Përtej fjalëve të Tonietos, kthimi si kuqezi i Thiago Silvas has në shumë vështirësi, në radhë të parë për shkak të pagës së lartë që përfiton futbollisti, por edhe si rrjedhojë e politikave që po zbaton pronari Elliot.























