17:05 / 09.04.2020
Bayerni “blindon” Thiago Alcantara-n
Thiago Alcantara është i vendosur të nënshkruajë kontratën e re me Bayern Munich deri në vitin 2023, raporton “Kicker”.
Marrëveshja aktuale e mesfushorit 28-vjeçar skadon në vitin 2021, por forma e tij ka bindur drejtuesit e Bayernit se ai duhet të qëndrojë tek ‘bavarezët’ edhe për një kohë.
Thiago iu bashkua Bayernit nga FC Barcelona në vitin 2013 dhe deri tani ka zhvilluar 227 ndeshje më kampionët e Gjermanisë, duke shënuar 31 gola dhe duke bërë 38 asistime.























