23:02 / 09.04.2020
Bonaventuara te Roma?
AS Roma dëshiron ta blejë mesfushorin e AC Milanit, Bonaventuara, raportojnë mediat italiane.
Bonaventuara duket së në fund të këtij sezoni, do të largohet nga “San Siro”.
Lojtari pritet të largohet nga Milani, por jo edhe nga Serie A. Siç raportohet, romakët duan ta transferojnë Bonaventuara, transmeton Scanner.
Madje, kryeqytetasit italian mund ta marrin lojtarin e milansitëve me parametra zëro, sepse lojtari është në fund të kontratës me Milanin.
Ndryshe, Bonaventuara është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.























