Çekia dërgon një milion maska për Maqedoninë e Veriut

Çekia dërgon një milion maska për Maqedoninë e Veriut

Një aeroplan ushtarak me donacion nga Republika e Çekisë sot duhet të aterojë në aeroportin e Shkupit.

Nga Sekretariati për Çështje Evropian bëjnë të ditur se aeroplani me ndihma për Maqedoninë e Veriut dje ka nisur nga Praga, por për shkak problemeve teknike nuk ka aterruar në Shkup, dhe përsëri është kthyer në Çeki

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional të ndihmave ndërkombëtare pritet të jetë prezentë në dorëzimin e donacionin.

Donacioni nga Çekia përmban një milion maska.

Më herët Turqia nëpërmjet një aeroplani dërgoi donacion për Maqedoninë e Veirut që përmbante 50 mijë maska mjekësore, 1.000 skafandra, 100 testime dhe materiale tjera mjekësore.