Zaev: S’kam simptoma të coronavirusit, prej sot jam në vetizolim
BKT
Rajoni dhe Bota

Zaev: S’kam simptoma të coronavirusit, prej sot jam në vetizolim

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në rrjetin social ‘Facebook’ sqaroi se “gjatë javës së kaluar kam pasur intervistë televizive me gazetar, i cili u vërtetua me COVID-19”.

Zaev thotë se gjatë intervistës janë respektuar masat mbrojtëse si distanca fizike dhe shmangja e kontaktit me gazetarin sipas protokolleve

“S’kam simptoma, sot u testova për prani të virusit dhe rezultatet  i presim gjatë ditës”, shkroi Zaev.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se dy kryetarët e dy partive maqedonase prej sot do të ndodhen në vetizolim të detyrueshëm për shkak se më herët kanë pasur intervistë me një gazetar që rezultoi pozitiv në coronavirus.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota