Tre gjigantët anglez pas Coutinhos
BKT
Sport

Tre gjigantët anglez pas Coutinhos

Agjenti i mesfushorit të Barcelonës, Philippe Coutinho thotë se e ardhmja brazilianit është e hapur, raportojnë mediat britanike.

Coutinho aktualisht po luan tek Bayern Munich në formë huazimi, por në fund të edicionit, lojtari do të rikthehet tek Barcelona.

Katalonasit qysh tash janë duke menduar për shitjen e ish-yllit të Liverpoolit.

Sipas agjentit të lojtarit, Kia Joorabchian thotë së klienti i tij kërkohet nga tri klube të mëdha të Premier Leagues.

Chelsea, Tottenham, por tani në garë për brazilianin është futur edhe Arsenali.

“Fakti që unë jam një tifoz i Arsenalit nuk është sekret. Unë nuk kam asnjë preferencë për lojtarin”, tha agjenti i Coutinhos.

“Unë nuk përpiqem të shtyj askënd në një klub të caktuar. Gjithçka është një mundësi”, theksoi ai.