Duel Inter-Juve për Emerson Palmierin!
BKT
Sport

Duel Inter-Juve për Emerson Palmierin!

Nuk kanë fund duelet në merkato mes Interit dhe Juventusit. 

Dy gjigandët Italian kërkojnë përforcime nga krahët dhe një nga emrat më të nxehtë ku sfida mes bardhezinjve dhe zikaltërve pritet të jetë e forte është Emerson Palmieri i  Chelsea-t. “Blutë e Londrës” janë vënë në kërkim të një emri të madh për të mbulluar repartin e brazilianit, duke favorizuar kështu pikërisht largimin e 25-vjeçarit. Emergjenca e pandemisë së Covid-19 që ka pushtuar botën dhe mosmarrëveshjet e lojtarit me klubin kanë bërë që vlera e kartonit të tij të bejrë deri në 20 milionë euro dhe për një futbollist të nivelit të Palmierit shpenzimi i kësaj shumë është një biznes i mirë për çdo skuadër që do të arrijë ta blejë.