E ardhmja e Milik te Napoli në pikëpyetje
BKT
Sport

E ardhmja e Milik te Napoli në pikëpyetje

Vazhdon të mbetet në pikëpyetje e ardhmja e Arkadiusz Milik te Napoli.

Sipas mediave italine, për momentin tratativat mes palëve për rinovimin e kontratës janë ndërprerë dhe me shumë gjasa nuk duket se do të. Kontrata e 26-vjeçarit me klubin e kaltër skadon në qershor të vitit 2021 dhe hipoteza më e mundshme është shitja e sulmuesit gjatë merkatos së verës. Gjithçka rreth bisedimeve për rinovimin është bllokuar për shkak të klauzolës së kontratës, pasi Napoli dëshiron ta fiksojë në 100 milionë euro, por agjentët e Milik e konsiderojnë të lartë dhe për këtë nuk bien dakord.