Rustu: Turqia e ka kurën për COVID-19
BKT
Sport

Rustu: Turqia e ka kurën për COVID-19

Rustu Recber është një nga personazhet e botës së sportit, që u infektuar nga COVID-19. Ish-portieri i njohur, i cili është rekordmen për numrin e ndeshjeve me kombëtaren turke, për disa ditë qëndroi në spital nën kujdesin e mjekëve.

Edhe pse ka qenë një sportist, ai pati probleme me frymëmarrjen. Tani Rustu e ka lënë spitalin dhe ka folur në lidhje me përballimin e këtij virusi të re, madje tregon se ka edhe një kurë për ta kaluar këtë situatë të vështirë.

“Ka një kurë për këtë virus dhe Ministria jonë e Shëndetësisë e ka zbatuar në Turqi. Mjekët e kanë aplikuar këtë metodë gjerësisht për 10 ditë dhe janë impenjuar maksimalisht. E pat keq punën, por tani jam mirë”, është shprehur Rustu Recber, sipas Tuttomercatoweb.