16:56 / 15.04.2020
Rakitiqi mes Sevillas dhe Manchester United
Fundi i këtij sezoni duket së do të jetë edhe fundi i Ivan Rakitiqit tek Barcelona.
Sipas mediave britanike, reprezentuesi kroat gjatë kësaj verë, do të largohet nga “Camp Nou” për të nisur një aventure të re në Kontinentin e Vjetër.
Klubi anglez, Manchester United raportohet së është i interesuar për kroatin.
Por, Rakitiqi thuhet se preferon rikthimin në ish-skuadrën e tij, Sevilla. “Djajtë e Kuq” janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me kroatin të cilin e shohin lojtar i duhur për mesfushën e skuadrës së Solskajer.























