Icardi mbetet tek PSG-ja
BKT
Sport

Icardi mbetet tek PSG-ja

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi duket se do të qëndrojë tek PSG-ja.

Argjentinasi po luan sezonin e tij të parë tek kampionët e Francës, në formë huazimi nga Interi.

Icardi është i lidhur me largimin nga Parisi, por sipas mediave franceze, PSG do ta blejë kartonin e plotë të 27-vjeçari.

Icardi e nisi mjaft mirë edicionin tek parisienët, por më pas ai kishte disa probleme me trajnerin Tuchel, por duket se tashmë gjithçka është zgjidhur dhe së PSG është gati të nis negociatat me Interin për blerjen e plot të kartonit të argjentinasit, i cili kap shifrën rreth 70 milionë euro.

Icardi deri më tani ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje për gjigantët francez. Ndryshe, Icardi ka kohë që monitorohet nga Juventusi.