Gjiganti italian në sulm për Griezmann-in
BKT
Sport

Gjiganti italian në sulm për Griezmann-in

Klubi italian, Inter raportohet se është duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Barcelonës, Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez është i lidhur në “pazarin” e Barcelonës me PSG-n për rikthimin e Neymarit të “Camp Nou”.

Sipas mediave italiane, “Nerazurët” kanë ndezur interesimin për Griezmann-in.

Krerët e Interit thuhet se janë duke u përgatitur që hedhen në sulm për ta blerë gjatë kësaj verë, ish-yllin e Atletico Madridit.

Madje, raportohet së internistët janë duke bërë gati një super-ofertë në adresë të Barcelonës për Griezmann-in.