Rikthimi i Serie A, eksperti jep lajmin e madh për italianët
Serie A mund të rikthehet në fund të muajit maj. Në Itali janë të vendosur për t’iu rikthyer futbollit dhe buzëqeshjes.
Pandemia e COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në vendin fqinj, por kurba e njerëzve të infektuar po bie dhe shpresohet që shumë shpejt kjo situatë ë vështirë të kalojë.
Nga ana tjetër bota e futbollit mendon të rikthehet dhe të shmangë humbjet e mëtejshme në aspektin financiar. Më 4 maj mendohet që ekipet të nisin përgatitjet, ndërkohë që një specialist i fushës së sëmundjeve infektive, je p mendimin e tij.
“Nëse gjërat qëndrojnë si sot, kampionati i Serie A nuk mund të rinisë. Gjithsesi mund të ketë futboll brenda një muaji, megjithëse do të duhet të luhet me dyer të mbyllura dhe me masa rigoroze”, shprehet Giovanni Rezza, drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Efektive në Institutin “Superiore di Sanita”.























