17:13 / 16.04.2020
Lacazette, objektiv i klubit të madh spanjoll
Atletico Madrid e ka vendosur sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette, në krye të listës së blerjeve verore.
“AS” shkruan se krerët e skuadrës madrilene, i kanë dhënë përparësi transferimit të mundshëm te Lacazette, duke shpresuar se Gunners do ta shesin atë.
Atletico Madrid është duke u përgatitur që ta shesin Diego Costan për të investuar në blerjen e yllit të Arsenalit.
Drejtuesit e Atleticos, raportohet së shumë shpejtë do të kontaktojnë agjentin e Lacazette për të nisur negociatat për transferimin e lojtarit gjatë kësaj verë, në skuadrën e Diego Simeones.























