18:16 / 16.04.2020
Konfirmohen edhe 107 të infektuar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Janë konfirmuar edhe 107 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Në Maqedoninë e Veriut gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 107 persona të infektuar me koronavirusin e ri.
Ky është bilanci më rëndë që nga shpërthimi i pandemisë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend ka arritur në 1,081, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
“Është regjistruar edhe një i vdekur, një burrë 50 vjeç nga Struga me çka numri i të vdekurve ka arritur në 46. Numër më i madh i të infektuarve është regjistruar në Kumanovë (44) Shkup (28) dhe në Prilep (11) ndërsa në 11 qytete tjera ka më pak se dhjetë të infektuar”, thuhet në njoftim, shkruan REL.
Në Maqedoninë e Veriut janë kryer 10,422 testime.























