Liverpool interesohet për yllin e Interit
BKT
Sport

Liverpool interesohet për yllin e Interit

Liverpool ka filluar të këtë interesim për mesfushorin e Inter, Marcelo Brozovic.

Sipas mediave britanike, përformancat e Brozovic kanë mahnitur bordin e "Reds" dhe kjo ka bërë që të shpresojnë për transferimin e lojtarit në verë.

28-vjecari është në "San Siro" që nga viti 2016, por thuhet se "Neurazurët" nuk e duan sepse dëshirojnë mesfushorë të rinj.

Kontrata e Brozovic skadon në verë të vitit të ardhshëm, ndërsa klauzola e tij është 52 milionë euro, transmeton Scanner.

Ka raportime se Liverpool është duke u përgatitur që ta transferojë kroatin në "Anfield" gjatë merkatos verore.