Si pasojë e djegies së mbeturinave digjen tre hektarë pyje në Podujevë

Si pasojë e djegies së mbeturinave digjen tre hektarë pyje në Podujevë

Të enjten në Komunën e Podujevës është raportuar për djegien e tre hektarëve pyje, si pasojë e djegies së mbeturinave.

Një person nga fshati Llaushë ka lajmëruar policinë se pylli në pronësi të tij po digjej, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin e policisë, ku është deklaruar se djegia e pyllit në fjalë ka ardhur si pasojë e ndezjes së mbeturinave.

“Ankuesi mashkull, K., ka informuar se pylli i tij është përfshirë në zjarr. Sipas ankuesit, janë djegur rreth 3 hektar pyll. Njësia policore ka shoqëruar një të dyshuar mashkull K, i cili ka deklaruar se zjarri ka ardhur si pasoj e djegies së disa mbeturinave dhe zjarri ka përfshirë pyllin e ankuesit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë të enjtes, në një pyll të fshatit Bradash të komunës në fjalë, është raportuar edhe për një mjet shpërthyes, për çka ka ndërhyrë ekipi i specializuar i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK).

Në raport thuhet se mjeti është gjetur i pashpërthyer.

“Fsh. Bradash, Podujevë 14.04.2020 – 16:15. Ankuesi mashkull K ka informuar se në pyll të fshatit kishte hasur në një granat dore. Njësia për deminim i FSK-së dhe ka tërhequr mjetin e dyshimtë. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi