17:09 / 17.04.2020
Kante largohet nga Chelsea?
Mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante do largohet në fund të sezonit, por vetëm nëse klubi ia kërkon këtë gjë.
Ka raportime të shumta që “Blutë” do e shesin në verë, pasi lëndimet këtë sezon ka bërë të mos jetë i nevojshëm në formacionin e Frank Lampard.
Barcelona, Real Madrid dhe PSG kanë interesim të madh për francezin dhe janë të gatshëm t’ia paguajnë kartonin prej 100 milionë euro.
Sipas mediave britanike, Kante nuk e mendon largimin, por nëse gjiganti anglez ia kërkon atëherë nuk do qëndrojë.
Ka raportime që Kante mund të shkëmbehet me Philippe Coutinhon.























