17:18 / 17.04.2020
Real Madrid gati ofertën për Fabian Ruiz
Real Madrid është duke përgatitur ofertën për yllin e Napolit, Fabian Ruiz.
Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” kanë bërë prioritet përforcimin e mesfushës dhe Ruiz i prinë listës.
Ruiz ka kërkuar nga “napolitanët” të largohet në verë, andaj transferimi pritet të ndodh gjatë verës.
Kartoni i tij është 80 milionë euro, vlerë të cilin gjiganti spanjoll thuhet se do e paguajë.
I interesuar për Ruiz mbesin Liverpool dhe Barcelona.























