17:30 / 17.04.2020
Mascherano: Shpresoj që Barcelona ta rikthejë Neymarin
Legjenda e Barcelonës, Javier Mascherano shpreson që ylli i PSG-së, Neymar të rikthehet në “Camp Nou”.
Që nga vera e kaluar braziliani është duke u munduar të rikthehet te Barcelona, por ende nuk është arritur marrëveshja.
Mascherano ka thënë se rikthimi i Neymar te Barcelona do të ishte i mirë për klubin dhe tifozët.
“E shikova përsëri finalen e Berlinit dhe treshja sulmuese Neymar, Suarez, Messi ishte impresive. Të gjithë kishin pozitën e tyre dhe bënin presion kur e humbin topin dhe kontrollin”.
“Shpresoj që Neymar të rikthehet në Barcelonë dhe të luajnë se bashku. Do ishte mirë për klubin dhe fansat”, deklaroi ai.
Pritet që në verë Barcelona të paguajë kartonin prej 150 milionë euro për kapitenin e Brazilit.























