20:55 / 17.04.2020
Gramos Vokrri jep përkrahje për dy futbollistët e rinj të prekur nga korona
Dy futbollistë të rinj të klubit suharekas Ballkani janë prekur nga Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare në Facebook, të enjten mbrëma. Bëhet fjalë për vëllezër të shkollës së futbollit.
Sipas njoftimit, dy lojtarët e kanë prindin mjek.
Kurse gjatë ditës së sotme në përkrahje për dy djelmoshat i ka dalë edhe djali i legjendës, Fadil Vokrri, Gramosi.
Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar ‘Forca djema’.























