21:00 / 17.04.2020
Manchester United befason me vendimin për Jack Grealish
Manchester United mund të mos e transferojë në verë kapitenin e Aston Villas, Jack Grealish.
Grealish që nga afati i janarit është në ‘radarin’ e “Djajve të Kuq”, mirëpo gjiganti anglez ka ndërruar mendim.
Sipas Sky Sports, edhe nëse Paul Pogba largohet gjatë verës, United nuk do e transferojë Grealish.
Kartoni i anglezit është 100 milionë euro, andaj United preferon të pres deri në vitin tjetër në mënyrë që kjo vlerë të zbritet.
Këtë sezon Grealish ka qenë i mrekullueshëm duke shënuar shtatë gola dhe ndihmuar skuadrën me gjashtë asistime. I interesuar për Grealish mbetet Juventus.























