Koronavirusi merr jetën e gjyqtarit të boksit
BKT
Sport

Koronavirusi merr jetën e gjyqtarit të boksit

Koronavirusi i ka marrë jetën gjyqtarit legjendar. Gjyqtari amerikan i boksit, Eddie Cotton, është ndarë nga jeta, në moshën 72-vjeçare.

Cotton ishte pozitiv në koronavirusi dhe nuk arriti t’i mbijetonte këtij infektimi. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar IBF, gjatë së premtes (sot).

Gjyqtari legjendar ishte dërguar në spital pasi vuante nga pneumonia. Ai kishte ndarë drejtësinë në duelin e madh mes Lewis dhe Tyson.