12:47 / 18.04.2020
Buffon dhe Chiellini vazhdojnë kontratat me Juventusin
Ndonëse futbolli ka më shumë se një muaj që është ndalur, Juventus po punon jashtë fushe, për sezonin e ri.
Kampionët e Italisë, po punojnë në vazhdimin e kontratave.
Fabrizio Romano raporton se Gianluigi Buffon dhe Giorgio Chiellini do të vazhdojnë edhe për nga një vit kontratën, përcjell lajmi.net.
Kontratat e të dyve, përfundojnë në qershor të këtij viti. Në vitin tjetër, Buffon do të jetë 43 vjeçar, ndërsa Chiellini, 36.























