I shumëkërkuari Rashica, del në skenë një tjetër klub!
BKT
Sport

I shumëkërkuari Rashica, del në skenë një tjetër klub!

Shtohet interesimi i klubeve të rëndësishme europiane për të marrë shërbimet e Milot Rashicës.

Pas Borussias së Dortmundit, Liverpoolit dhe Aston Villës, sëfundmi në garë për talentin Kosovar ka hyrë edhe Red Bull Leipzig.

23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës nga Gjermania Lindore dhe kalimi i Rashicës te Leipzig nuk do të ishte një çudi.

Lajmi raportohet nga mediat gjermane dhe duke patur parasysh edhe faktin që Leipzig invenston shumë para te lojtarët e rinj në moshë, por edhe karakteristikat e Rashicës që i përshtaten lojës që aplikon Julian Nagelsmann e bëjnë të besueshëm këtë transferim.