Barcelona përgatit ofertën e ‘çmendur’, tre lojtarë për Neymarin
BKT
Sport

Barcelona përgatit ofertën e ‘çmendur’, tre lojtarë për Neymarin

Barcelona është duke konsideruar mundësinë për t’i ofruar tre lojtarë PSG-së në shkëmbim për yllin, Neymar.

Gjiganti katalunas provoi verën e kaluar ta rikthejë brazilianin në “Camp Nou”, mirëpo nuk ishin të gatshëm të paguajnë vlerën e 200 milionë euro.

Por, vlera e tij është zbritur në 150 milionë euro, andaj Barcelona do provojë ta transferojë edhe në verën e ardhshme.

Sipas mediave spanjolle, kampioni i Spanjës do i ofroi PSG-së treshen franceze, Samuel Umtiti, Jean-Clair Todibo dhe Ousmane Dembele për brazilianin.

Kjo ofertë thuhet se është duke u shqyrtuar nga “Parisienët”.