16:01 / 19.04.2020
Can: Sarri nuk më dha mundësinë të luaj
Ish mesfushori i Juventus, Emre Can ka thënë se ka pas probleme me trajnerin, Maurizio Sarri.
Gjermani u transferua gjatë afatit të janarit te Dortmund sepse kishte probleme me Sarri-n, i cili shumicën e ndeshjeve e vendoste në stol.
Can ka zbuluar të gjitha problemet me teknikun italian duke thënë se ai nuk i kishte dhënë mundësinë për të luajtur.
“Sarri asnjëherë nuk më dha shansin, kalova disa momente shumë të vështira. Ishte e rëndësishme të jem pjesë e skuadrës vitin e kaluar, fituam Scuedetto dhe luajtëm mirë në Ligën e Kampionëve”.
“Juventus mbeten kujtime të mira për karrierën time”, deklaroi ai.
Can që nga janari është në formë të mirë të gjiganti gjerman dhe është duke iu ndihmuar për të fituar trofeun e Bundesligës.























