PDSH kërkon orar më tolerues për lëvizje gjatë Ramazanit
BKT
Rajoni dhe Bota

PDSH kërkon orar më tolerues për lëvizje gjatë Ramazanit

Qytetarët shqiptarë dhe myslimanë, të cilët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, nisur nga nevojat pragmatike që lidhen me ritmet ditore të aktiviteteve përgjatë 30 ditëve të muajit të Ramazanit, të elaboruara edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në konferencën e mbajtur të datës 16 Prill 2020, kanë nevojë për lëvizje të lirë më toleruese dhe fleksibile.

Në këtë drejtim, njëkohësisht, duke respektuar masat e distancës sociale dhe kufizimin e takimeve grupore përgjatë periudhës 30 ditore të muajit të Ramazanit, si masa të përshtatshme që i ndihmojnë shëndetësisë publike të menaxhojë ritmin aktual dhe potencial të infektimeve të qytetarëve me virusin e njohur, si ministër i PDSH-së, zyrtarisht propozova në mbledhjen e 42 të qeverisë, që të aplikohet një orar i ri i regjimit policor që favorizon lëvizje të lirë të qytetarëve me një orar më fleksibël dhe tolerues, nga ora 19:00 e mbrëmjes deri ora 07:00 e mëngjesit.

Shpresojmë që ky propozim, pasi t’i atribohen edhe modalitetet e shtabit qendror të krizës për COVID-19, në funksion të kujdesit ndaj masave anti-COVID, do të merr formën e përshtatshme para miratimit si vendim qeveritar dhe do të jetë e mirëseardhur për qytetaret shqiptar dhe musliman, parasëgjithash nga aspekti i mirëqenies së shëndetësisë publike, ku kuptohet qe lëvizja e lirë duhet të tolerohet deri në masën që kjo lëvizje nuk rrezikon askënd.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota