17:29 / 22.04.2020
Koronavirusi bën “kërdinë”, falimenton klubi i njohur
Krahas dëmeve të mëdha që ka sjellë në humbjen e jetëve, dalëngadalë po dalin në dritë dhe dëmet e mëdha ekonomike që po sjell pandemia koronavirus.
Futbolli është gjithashtu një nga fushat e prekura nga kjo pandemi.
Në Uells përshembull, koronavirusi ka shkaktuar falimentimin e klubit të kategorisë së 2-të, Rhyl FC, i cili ka mbyllur dyert pas 141 vitesh ekzistencë, lajm ky tepër i trishtë për futbolldashësit atje.
“Është një ditë tepër emocionuese për të gjithë ata që kanë lidhje me klubin. Jemi të gjithë tifozë dhe e ndjejmë thellë këtë vendim. Vendimi i vështirë u mor nga bordi drejtues, pasi u shqyrtua ndikimi financiar nga pezullimi i futbollit, për shkak të pandemisë,” tha presidenti i klubit, Pol Higinson në deklaratën zyrtare.























