16:29 / 23.04.2020
Bundesliga rikthehet më 9 maj? Vetëm 322 persona në stadium
Drejtuesit e Bundesligas kanë vendosur për vazhdimin e sezonit që nga 9 maji, pas pezullimit shkaku i koronavirusit.
Ndeshjet pritet të luhen me dyer të mbyllura e ku do të mund të jenë të pranishëm në stadium vetëm 322 persona.
Por vendimin përfundimtar për këtë çështje pritet ta jap qeveria gjermane dhe autoritetet shëndetësore.
Shumica e skuadrave kanë edhe 9 ndeshje për të zhvilluar dhe qëllimi i tyre është që t’i përfundojnë gjatë muajit maj dhe qershor.























