Vieri: Mancini ka bërë një punë të shkëlqyer te Kombëtarja e Italisë
BKT
Sport

Vieri: Mancini ka bërë një punë të shkëlqyer te Kombëtarja e Italisë

Christian Vieri, është i kënaqur me punën që ka bërë trajneri Roberto Mancini me përfaqësuesen e Italisë.

Ish-futbollisti italian, nënvizoi se Mancini ka sjellë në përfaqësuese lojtarët më cilësorë duke i dhënë mundësi të gjithëve të provohen.

“Ka kaluar kohë e gjatë që e kam parë Italinë të luajë kaq mirë, ia kam thënë këtë edhe vetë Mancinit”, ka thënë Vieri, në një intervistë të dhënë për Corriere della Sera.

“Ai ka sjellë cilësitë më të mira të lojtarëve, i sheh lojtarët e rinj të talentuar dhe nuk frikësohet t’i japë hapësirë në fushën e blertë”, tha Vieri.

Gian Piero Ventura i dha fund periudhës së tij si trajner i Italisë pas dështimit për t’u kualifikuan në Kupën e Botës Rusia 2018. Më pas, Roberto Mancinit iu dha detyra për ta kthyer Italinë në majat e futbollit ndërkombëtar.