Messi preferon Neymarin para Martinezit
BKT
Sport

Messi preferon Neymarin para Martinezit

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi preferon transferimin e Neymar para Lautaro Martinez.

Argjentinasi ka luajtur me brazilianin para dy viteve në Barcelonë, kurse me Martinez ende luan në Kombëtaren e Argjentinës.

Mirëpo, Messi beson se rikthimi i Neymar është më i nevojshëm për Barcelonën.

Si Neymar ashtu edhe Martinez mbesin të lidhur me transferimin te gjiganti spanjoll gjatë verës dhe ka raportime se Barcelona do bëjë gjithçka për t’i transferuar te dy, transmeton Scanner.

Klauzola e lirimit të argjentinasit është 111 milionë euro, ndërsa për brazilianin është 150 milionë euro.

Barcelona nuk ka para për t’i paguar dy kartonët e lojtarëve shkaku i koronavirusit, andaj është duke u munduar të bëjë shkëmbime me lojtarë.