Edhe Interi i hynë garës për Pogbas
BKT
Sport

Edhe Interi i hynë garës për Pogbas

Inter është klubi më i fundit i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

Sipas mediave italiane, “Neurazurët” shpresojnë që në verë të arrijnë të transferojnë francezin, i cili kërkohet që disa muaj nga Real Madrid e Juventus.

Trajneri Antonio Conte ia ka bërë me dije bordit se dëshiron ta përforcojë mesfushën dhe fituesi i Kupës së Botës ndodhet në listë.

Pogba që momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi pritet të largohet nga “Old Trafford”, pasi ka refuzuar mundësinë e rinovimit, transmeton Scanner.

Kartoni i Pogba vlen 100 milionë euro dhe thuhet se “Los Blancos” prijnë garën.