Donis Avdiaj: Sikur të kisha zgjedhur …
BKT
Sport

Donis Avdiaj: Sikur të kisha zgjedhur …

Futbollisti kosovar që luan për Midlothian në Skoci, Donis Avdiaj ka peng të madh në zemër faktin pse nuk zgjodhi një skuadër të madhe në të kaluarën e tij, gjë e cila do të kishte ndryshuar shumë fatin e karrierës.

23 vjeçari dikur luante krah Leroy Sane dhe Thilo Kehrer (njëri luan me Cityn dhe tjetri me PSG-në tashmë), mirëpo karriera e tij nuk shkoi ashtu siç duhet.

Tashmë Avdiaj shprehet se rikthimi te Schalke është mëse i mirëpritur nga ai, për faktin se klubin gjerman e quan shtëpinë e tij.

“Djemtë punuan shumë për veten e tyre dhe morën vendime të mira. Sikur të kisha vendosur ndryshe në rininë time dhe të kisha pranuar ofertën e klubeve të mëdha. Për fat të keq, edhe më vonë kam marrë vendime të gabuara”, tha ai.

“Nëse e doni një klub, ju e doni atë përgjithmonë. Schalke mbetet një shtëpi për mua. Ajo është në zemrën time përgjithmonë. Sigurisht, qëllimi im është të luaj përsëri në një kampionat të rëndësishëm dhe jam i sigurt që mund të vazhdoj në Bundesligë pa asnjë problem”, tha Avdiaj për “Bild”.