Interi i prinë garës për Aubameyang
BKT
Sport

Interi i prinë garës për Aubameyang

Inter është duke prirë garën për shërbimet e sulmuesit të Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang, të cilin e shohin si zëvendësuesi i Lautaro Martinez, i cili do transferohet te Barcelona.

Sipas mediave angleze, bisedimet mes Aubameyang dhe Arsenal janë ndaluar, pasi gabonezi dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve.

Aubameyang kërkohet edhe nga Real Madrid, mirëpo shkaku që është 30-vjeç mund të ndikojë që transferimi të dështoi sepse “Los Blancos” preferojnë lojtarë të rinj.

Ndërsa, te “Neurazurët” Aubameyang mund të luaj në Ligën e Kampionëve dhe do ishte partneri i Romelu Lukakut në sulm.

Aubameyang gjatë këtij sezoni ka shënuar 20 gola në 32 ndeshje në të gjitha garat.