13:33 / 26.04.2020
Bayern Munich s’ka bërë ofertë për Torres-in
Klubi i famshëm gjerman, Bayern Munich raportohet së nuk ka bërë ofertë për yllin e Valencias, Ferran Torres.
Ditë më parë është raportuar se “bavarezët” kanë bërë ofertën e tyre në adresë të skuadrës nga “Mestalla” për Torres, por tashmë kampionët në fuqi të Gjermanisë, kanë hedhur poshtë zërat për blerjen e mundshme të spanjollit.
Torres ka shfaqur përformance të lartë këtë sezon të garave, duke ndezur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
“FC Bayern nuk ka bërë asnjë ofertë për sulmuesin e Valencias, Ferran Torres”, shkruajnë mediat e huaja.























