13:57 / 26.04.2020
Pjanic të PSG-ja, Icardi të Juve
Juventusi është duke u përgatitur për një shkëmbim të madh gjatë kësaj verë.
Sipas mediave italiane, Juventusi është duke e menduar të përfshijë Miralem Pjanic në marrëveshjen e transferimit të Mauro Icardit te PSG-së.
Kampionët në fuqi të Italisë, duket se janë të vendosur që sulmuesin argjentinas ta sjellin në Torino.
Icardi aktualisht është pjesë e parisienëve në formë huazimi nga Interi. Juventinët raportohet së shumë shpejtë do të nisin negociatat me PSG-n për blerjen e argjentinasit, marrëveshje në të cilën skuadra italian do ta përfshijë edhe Pjanic.























