​Sllovenia hap kufijtë e komunave
BKT
Rajoni dhe Bota

​Sllovenia hap kufijtë e komunave

Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha ka njoftuar se nga nesër do të fillojë të lejohet lëvizja ndërmjet komunave, pas një kufizimi gjashtë javor si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

"Të enjten, qeveria do të heqë kufizimin e përgjithshëm të lëvizjes vetëm në bashki, dhe të hënën do të fillojë gradualisht nisjen e një numri aktivitetesh që mund të kryhen me respektimin e masave të kujdesit shëndetësor", ka shkruar Jansha në Twitter.

Sipas tij, ngjarjet me një numër të madh njerëzish nuk ka të ngjarë të jenë të mundshme derisa të zbulohet dhe përdoret një vaksinë ose ilaç për Covid-19.

"Të dhënat nga institucionet përkatëse tregojnë se numri i të infektuarve në mënyrë aktive me koronavirusin është zvogëluar në atë masë që mund të arrijmë me një plan për të hequr kufizimet në të ardhmen e parashikueshme", tha Jansha.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota