15:36 / 01.05.2020
Lazio “blindon” Inzaghin, gati super-kontrata
Lazio po mendojnë të rinovojnë kontratën e trajnerit Simone Inzaghi, duke qenë se aktualja përfundon verën e 2021-shit.
Presidenti Claudio Lotito dhe Drejtori Sportiv Igli Tare janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga italiani dhe kanë ndërmend t’i ofrojnë një rinovim për 5 sezonet e ardhshme, deri në verën e 2025-ës.
Paga e strategut do të përmirësohet, teksa aktualisht përfiton 2 milionë euro në sezon, ndërsa me kontratën e re pritet të marrë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset mbi objektivat, transmeton KJ.
Në këtë mënyrë Lazio do të “blindonte” Inazghin në bankinë, me një kontratë afatgjatë, diçka që ka ndodhur rrallë herë në vitet e fundit në futbollin italian.























