Boateng: Klopp ka gjithçka, është trajner i mrekullueshëm
BKT
Sport

Boateng: Klopp ka gjithçka, është trajner i mrekullueshëm

Ish ylli i Borussia Dortmund, Kevin-Prince Boateng ka thënë se trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka gjithçka.

Gjermani që momentalisht është duke luajtur te Fiorentina ka punuar me Klopp te Dortmund.

Boateng ka thënë se tekniku gjerman ka gjithçka që i duhet dhe në fushë është si tifozë.

“Më i miri dhe qesharaku ishte Klopp. Është djalë i mirë i cili të bën të qeshësh në fushë”.

“Është trajner i mrekullueshëm. Klopp ka gjithçka. Festoj me të sepse është emocional dhe këtë nuk e fsheh. Është si fans në fushë”, tha Boateng.

Klopp është shumë afër që më Liverpool të fitojë Premierë Ligën, trofe të cilin klubi anglez nuk e ka fituar në më shumë se 30 vite.