Ramos: Dua ta përfundojë sezonin me trofe
Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ka thënë se dëshiron të fitojë trofe në fund të sezonit.
Shkaku i koronavirusit njësoi si çdo ligë evropiane edhe La Liga u suspenduar, mirëpo me 4 maj skuadrat do iu rikthehen stërvitjeve.
Spanjolli ka thënë se është duke pritur për të luajtur në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, kurse dëshiron të fitojë trofe në fund të sezonit.
“Shëndeti i të gjithëve nuk duhet rrezikuar. Jam duke shikuar të luaj përsëri, të luajmë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve”.
“Jam i ‘uritur’ për të përfunduar sezonin me trofe, por se pari, duhet të presim njerëzit dhe të shohim vendimet e marra”, deklaroi ai, transmeton Scanner.
Kapiteni i “Los Blancos” i skadon kontrata në verë të vitit 2021 dhe e ardhmja e tij është në pikëpyetje.























