Sonte në emisionin Sporti në RTK, flet Remzi Ejupi dhe Valon Zymberi
BKT
Sport

Sonte në emisionin Sporti në RTK, flet Remzi Ejupi dhe Valon Zymberi

Emisioni i Sportit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), sonte vjen më tema të rëndësishme në rrafshin vendor, por edhe në atë ndërkombëtare, raporton RTKLive.com.

Sonte në orën 19:00 në RTK1 në emisionin Sporti në RTK, Presidenti i FC Prishtina Remzi Ejupi dhe drejtori ekzekutiv i FC Drita Valon Zymberi, komentojnë zhvillimet e fundit në vend.

Në një lidhje direkte nga Gjermania, Remzi Ejupi do flasë për gjendjen në FC Prishtina gjatë pandemisë dhe a e përkrah apo jo idenë e vazhdimit të kampionatit.

Si po e përballon FC Drita pandeminë? Si po vazhdojnë stërvitjet e futbollistëve dhe a do t’i respektojë FC Drita obligimet kontraktuale?

Sonte nga ora 19:00 në RTK1, këto dhe tema tjera të rëndësishme nga sporti vendor dhe ai ndërkombëtar.