Kryetari i gjyqtarëve falënderon FFK-në për ndihmën financiare
BKT
Sport

Kryetari i gjyqtarëve falënderon FFK-në për ndihmën financiare

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i koronavirusit. Në këtë situatë, FFK pak ditë më parë ka ndarë një pago emergjente për futbollistë, gjyqtarë, delegatë.

Kurse, tashmë këto mjete të ndara nga Federata e Futbollit kanë dalë në kontot e gjyqtarëve kosovarë.

Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.

“Në emër të gjithë gjyqtarëve dhe vëzhguesve të gjyqtarëve falenderoj Komitetin e FFK-së me në krye Kryetarin z. Agim Ademi për ekzekutimin e pakos për mbështetje financiare për gjyqtarë për COVID 19.

Njëherit, njoftojmë se komisioni i gjyqtarëve është duke u kujdesur që gjyqtarët të jenë në formën optimale fizike, kurdo që fillojnë të luhen ndeshjet e futbollit”, ka njoftuar Hasani.